Kryeministri irakian Nuri al Maliki tha se shpreson që deputetët irakianë të arrijnë një vendim përfundimtar sor për një zgjatje të mundshme të pranisë amerikane në vend.
Ai i bëri komentet në një deklaratë të publikuar në faqen e tij elektronike mbrëmë para një takimi të partive politike në rezidencën e presidentit Jalal Talabani.
Forcat amerikane janë planifikuar të tërhiqen nga Iraku në fund të vitit, por si zyrtarët irakianë ashtu edhe ata amerikanë kanë shprehu shqetësim rreth mundësisë së Bagdatit për të përballuar sigurinë pas tërheqjes.
Shefi i Shtatmadhorisë amerikane Admirali Mike Mullen tha sot në Bagdat se i kupton sfidat e vështirësive politike që vijnë nga një marrëveshje e mundshme, por ritheksoi se udhëheqësit irakianë duhet të vendosin sa më shpejt që të jetë e mundur.