Lidhje

Kryeministri izraelit thotë se paqja me palestinezët e vështirë por e mundshme


Ishte hera e parë që kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu foli publikisht rreth bisedimeve të paqes që po afrohen qëkur Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton njoftoi se Izraeli dhe palestinezët do të rifillojnë bisedimet direkte me 2 shatator.

Duke shkuar në një mbledhje me kabinetin e tij, zoti Netanjahu shpalosi synimet e udhëheqjes izraelite për bisedimet. Ai tha se siguria e Izraelit është prioriteti kryesor për të, duke nënkuptuar se negocimi për krijimin e shtetit palestinez nuk do të ketë aftësi për të kërcënuar Izraelin.

Ai tha se e ka fjalën për një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe shtetit të çmilitarizuar palestinez. Ai tha se siguria, njohja e shtetit të Izraelit nga palestinezët si vendi i hebrenjëve dhe përfundimi i konfliktit janë ato të cilat ai i quajti tre shtresat e para që mund të premtojnë një marrëveshje të vërtetë paqeje, një paqe që mund të zgjasë edhe për shumë gjenerata që vijnë.

Para se të fillojnë bisedimet, ka shumë shenja për vështirësitë që mund të dalin përpara.

Palestinezët hodhën poshtë citimet e kryeministrit Netanjahu. Kryenegociatori palestinez Saeb Ereka tha se komentet e tij tingëllojnë si urdhëra dhe jo negociata. Ai tha se nëse zoti Netanjahu dëshiron negociata, ai e di që këto kushte, sikurse u shpreh ai, nuk do të mund qendrojnë.

Në të kaluarën palestinezët nuk kanë qënë të gatshëm të njohin Izraelin si shtetin e hebrenjëve. Ata besojnë se duke e bërë këtë, ata do të heqin dorë nga e drejta e miliona arabëve që jetojnë brenda Izraelit dhe në të njëjtën kohë të heqë dorë nga ajo të cilën ata e shohin si të drejtën e refugjatëve palestinezë për tu kthyer në tokat që braktisën gjatë konfliktit ndërkohë që u krijua shteti izraelit në vitin 1948.

XS
SM
MD
LG