Lidhje

Kryeministri japonez: Situata e paparashikueshme


Kryeministri japonez: Situata e paparashikueshme
Kryeministri japonez: Situata e paparashikueshme

Kryeministri i Japonisë paralajmëroi se situata në vend mbetet e paparashikueshme në rajonin pranë centralit bërthamor të Fukushimës, ku janë gjetur gjurmë plutoniumi edhe në tokë.

Kryeministri Naoto Kan foli sot në Parlamentin e vendit, ku iu përgjigj pyetjeve lidhur me krizën në kompleksin bërthamor. Ai tha se qeveria e tij po i kushton vëmendje të plotë problemit të ndalimit të rrjedhjeve radioaktive më tepër se dy javë pas tërmetit masiv dhe cunamit që shkatërroi sistemet ftohëse të reaktorit.

Zyrtarët thanë më parë se elementi i rrezikshëm radioaktiv, plutoniumi, është gjetur në tokë në 5 zona të veçanta rreth uzinës.

Agjencia Bërthamore Ndërkombëtare tha se niveli i plutoniumit nuk e tejkaloi atë normal që gjenden zakonisht në tokë, por përbërja e tij tregon se të paktën një pjesë e tij ka rrjedhur nga uzina.

XS
SM
MD
LG