Lidhje

Kryeministri pakistanez kërkon masa pas vrasjes brutale të gruas


Kryeministri i Pakistanit Navaz Sharif është duke kërkuar veprim të menjëhershëm pas vrasjes brutale të një gruaje shtatzënë nga familja e saj pasi u martua me një njeri që e kishte zgjedhur vetë.

Policia thotë se 25-vjeçarja Farzana Parveen u godit me tulla jashtë një gjykate në qytetin lindor të Lahores në fillim të kësaj jave ndërsa ajo ishte duke pritur t’i tregonte një gjyqtari se u martua me vullnetin e saj të lirë.

Burri i saj u tha gazetarëve se ai iu lut policisë për të ndaluar sulmin, por ata nuk vepruan dhe nuk bënë asgjë ndërsa anëtarët e familjes së gruas së tij, duke përfshirë të atit dhe të vëllezërit, e godisnin. Por shefi i policisë së Lahores Shafiq Ahmedi i tha agjencisë së lajmeve Reuters se policia nuk ishin e pranishme gjatë sulmit.

Agjencitë perëndimore të lajmeve më vonë njoftuan se burri me të cili ajo duhej të martohej, Mohammad Iqbal, kishte vrarë gruan e tij të parë, por nuk ishte dënuar.

Sot kryeministri Sharif lëshoi një deklaratë ku udhëzon ministrin e provincës Punjab, për të ndërmarrë veprim të menjëhershëm dhe të paraqesë një raport mbi krimin "e papranueshëm" deri të enjten vonë.
XS
SM
MD
LG