Lidhje

Kryeministri rumun i mbijeton një votimi të tretë mosbesimi këtë vit

Kryeministri rumun i mbijeton një votimi të tretë mosbesimi këtë vit
Kryeministri rumun i mbijeton një votimi të tretë mosbesimi këtë vit

Kryeministri rumun Emil Boc i ka mbijetuar një votimi të tretë mosbesimi këtë vit duke mundësuar koalicionin e tij të brishtë që të ecë përpara me masat e nevojshme për të shtënë në dorë ndihmën ekonomike ndërkombëtare prej 25 miliard dollarësh.

Zoti Boc do të përballet me një mocion votëbesimi të enjten nga opozita politike. Opozitës i duheshin edhe 46 vota për të rrëzuar zotin Boc në votimin e sotëm. Qeveria rumune u qëndroi dy mocioneve të mëparshme të mosbesimi të nxitura nga shkurtimi i pagave dhe shtimi i taksave në qershor dhe tetor.

Qeveria e zotit Boc ka bërë thirrje për shkurtimin e shpenzimeve për të arritur pragun e kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN po kërkon që qeveria rumune të shkurtojë defiçitin buxhetor nga 7.2 përqind në 6.8 përqind të prodhimit të brendëshëm.

This item is part of
XS
SM
MD
LG