Lidhje

Kryeministri spanjoll fal dënimet e 9 udhëheqësve separatistë katalonjas


Protestuesit pro-pavarësisë së Katalonjës të mbledhur përpara vizitës së Kryeministrit Sanchez në Barcelonë (21 qershor 2021)

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha të hënën se ai do të falë nëntë separatistë katalonjas të dënuar dhe të burgosur për rebelim për rolet e tyre në një referendum të vitit 2017 për pavarësinë katalonjase.

Njoftimi erdhi gjatë një fjalimi në kryeqytetin e Katalonjës, Barcelonë, për të ardhmen e rajonit.

Zoti Sanchez tha se kabineti i tij do të miratojë faljet të martën.

Dymbëdhjetë separatistë morën dënime të gjata me burg për rolet e tyre në mbajtjen e referendumit të ndaluar për shkëputjen në vitin 2017. Ata më pas shpallën pavarësinë disa ditë pas rezultateve. Unionistët bojkotuan referendumin, i cili u mbajt me një prani të madhe policore që synonte ta ndalonte atë.

Një nga separatistët, Oriol Junqueras, tha se faljet po jepeshin sepse qeveria kishte frikë nga përfshirja e Bashkimit Evropian në këto çështje, që ai tha se mund të kishte rrëzuar dënimet.

Kryeministri Pedro Sanchez
Kryeministri Pedro Sanchez

"Me këtë veprim, ne nxjerrim materialisht nëntë njerëz nga burgu, por simbolikisht i shtojmë miliona dhe miliona njerëz bashkëjetesës", tha Kryeministri Sánchez gjatë fjalës së tij.

Faljet kanë qenë një çështje përçarëse në pjesën tjetër të Spanjës, me sondazhet kombëtare që tregojnë se 60% e spanjollëve janë kundër tyre.

Në fillim të këtij muaji, mijëra njerëz që kundërshtuan faljet dolën në rrugë në Madrid për të protestuar ndaj kësaj ideje dhe për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Sánchez.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG