Në Prishtinë, kryeministri Hashim Thaçi, tha se veriu i vendit, i banuar me shumicë serbe, nuk do të ketë asnjë trajtim të veçantë dhe se zgjidhja e problemeve në atë zonë do të jetë në pajtim me kushtetutën dhe planin e kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari. Zoti Thaçi i bëri këto komente pas takimit me përfaqësuesin e ri të posaçëm të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, i cili tha se misioni i tij është mbështetja e reformave, bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe zgjidhja e çështjeve që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës.