Ekstremistët suni në Irak kanë marrë dy pika të tjera kufitare, njërën në kufirin me Sirinë dhe tjetrën me Jordaninë, përveç katër qyteteve të marra nën kontrollin e kryengritësve të premten.
Jordania filloi të forcojë sigurinë kufitare pasi pikat e kalimit u morën dje nga kryengritësit.
Zyrtarët e sigurisë thonë se Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit ka tani nën kontroll qytetet Qaim, Rawa, Ana dhe Rutba në provincën perëndimore të Anbarit.
Sulmet e shpejta e sjellin këtë rrjet ekstremist më pranë objektivit për të marrë territore më të gjera për një shtet puritan islamik mes Sirisë dhe Irakut.
Ndërkaq, të paktën gjashtë vetë gjetën vdekjen dje nga një sulm vetëvrasës dhe shpërthimi i një makine bombë në kryeqytetin provincial Ramadi. Objektiv i sulmit ishin një grup që po merrnin pjesë në funeralin e një polici irakian.