Pasi shtetet Kolorado dhe Uashington legalizuan përdorimin e marihuanës edhe për përdorim jo-mjekësor, edhe shtete e qytete të tjera në mbarë vendin, kanë filluar t’i rishikojnë ligjet e tyre mbi marihuanën. Disa po përkulen ndaj presionit politik për legalizimin e plotë të marihuanës, që sipas një ankete të kohëve të fundit gëzon një mbështetje të fortë nga shumica e amerikanëve. Ndërkohë, kryeqyteti amerikan, Uashingtoni ka ndërmarrë një hap tjetër për të mos e quajtur më krim përdorimin e marihuanës. Nëse arrihet kjo, ky qytet do t’u bashkohet 17 shteteve me ligje të ngjashme.
Këshilli i qytetit të Uashingtonit ka përgatitur një ligj për dekriminalizimin e marihuanës. Miratimi do të ndryshojë ligjin e dënimit aktualisht me gjobë 1 mijë dollarë dhe burg deri gjashtë muaj, në një gjobë të vogël prej 25 dollarësh. Por përdorimi i saj në publik do të jetë i dënueshëm me ligj. Anëtari i këshillit të qytetit David Grosso.
“Burgosja nuk është më zgjidhja për këtë problem. Lufta kundër drogës ka dështuar. Duhet të gjejmë një mënyrë të shërojmë komunitetet tona dhe të sigurohemi që njerëzit të mos burgosen më për shkelje jo të dhunshme.”
Anëtarja e këshillit Yvete Alexander ishte e vetmja kundërshtare në votimin paraprak. Ajo druhet se ligji do ta kthente Uashingtonin në një treg të rëndësishëm droge.
“ Do të tërheqë më shumë njerëz për shitjen e drogës. Sepse blerja është pothuajse e padënueshme.”
Mbështetësit argumentojnë se dekriminalizimi do të ulte koston për organet e rendit dhe do t’u jepte fund dallimeve racore të theksuara në një raport nga Unioni i Lirive Civile, që mbron të drejtat civile të amerikanëve.
Raporti ve në dukje se njerëzit me ngjyrë ka të ngjarë të arrestohen tetë herë më shumë për marihuanë në Uashington, madje edhe pse përdorimi i saj, është më i madh në disa komunitete të bardha.
Avokati Paul Zuckerberg ka mbrojtur të akuzuarit për marihuanë për 28 vjet rrjesht.
“Arrestohen rreth 6 mijë njerëz në vit për marihuanë. Uashingtoni kryeson përsa u përket arrestimeve për frymë popullsie dhe po ashtu arrestimeve me baza racore.”
Mbështetësit e dekriminalizimit thonë se dallimet raciale, përsa u përket arrestimeve, janë problem mbarëkombëtar dhe kërcënojnë të njollosin me një të kaluar kriminale një brez të tërë afrikano-amerikanësh.
Bill Piper është me Aleancën për Politikat e Drogës, që kërkon reforma.
“Përveç arrestit është fakt se ata do të mbartin me vete gjatë gjithë jetës këtë njollë. Kjo e bën të vështirë punësimin e tyre apo gjetjen e një banese.”
Kryetari i Këshillit të Qytetit, Phil Mendelson, votoi pro propozimit për dikriminalizimin, por mendon se pabarazia raciale është argumet i gabuar për të ndryshuar ligjin.
“Është argument fals. Nëse ka praktika diskriminuese në zbatimin e ligjit, duhet hetuar me forcë dhe i duhet dhënë fund praktikës. Por kjo nuk është baza nëse diçka duhet cilësuar krim apo jo. Faktikisht, shumica e anëtarëve të këshillit nuk janë dakort që përdorimi i drogës të cilësohet krim.”
Propozimi do të votohet edhe një herë nga këshilli i qytetit para se t’i paraqitet Kryetarit të Bashkisë Vincent Gray. Më pas duhet miratuar nga Kogresi i cili i mbikëqyr ligjet në kryeqytetin amerikan.