Lidhje

Kryetari i PS-së Edi Rama reagon kundër vendimit të Kolegjit Zgjedhor


Kryetari i PS-së Edi Rama reagon kundër vendimit të Kolegjit Zgjedhor
Kryetari i PS-së Edi Rama reagon kundër vendimit të Kolegjit Zgjedhor

Në Shqipëri, kryetari i partisë socialiste Edi Rama tha sot se vendimi i mbrëmshëm i kolegjit zgjedhor është tërësisht i papranueshëm dhe një këmbanë alarmi për humnerën ku sipas tij mund të rrëshqasë vendi. Ai tha se partia socialiste do të vazhdojë deri në fund betejën ligjore dhe kërkoi ndërhyrjen e partnerëve te huaj për një ekspertizë ndërkombëtare. Kolegji zgjedhor rrëzoi kërkesën e partisë socialiste për të shpallur si të paligjshëm vendimin me të cilin komisioni qëndror i zgjedhjeve bëri rinumërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara, pas të cilit kandidati demokrat Lulzim Basha rezulton fitues në garën për Tiranën. Zoti Basha u shpreh mbrëmë i kënaqur për vendimin e kolegjit por shtoi se do të presë mbylljen e të gjithë procesit.

XS
SM
MD
LG