Lidhje

Rifillon pas 50 vjetësh transporti detar SHBA-Kubë


Anija e parë u nis nga Majami dhe hyri dje në portin e Havanës

Ka filluar për herë parë pas 50 vjetësh transporti i drejtpërdrejtë detar i mallrave mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës. Dërgesat përfshijnë artikuj nga grupe fetare, organizata bamirësie dhe individë që u çojnë pako të afërmve, apo miqve të tyre. Anija e parë u nis nga Majami dhe hyri dje në portin e Havanës.

Shërbimi i transportit me anije realizohet nga Korporata Ndërkombëtare e Porteve, e cila ka liçencën nga Deparatmenti amerikan i Thesarit, që vendosi rregullin për embargon ekonomike 50-vjeçare ndaj Kubës, si dhe nga Departamenti i Tregtisë.

Shërbime të ngjashme do të ketë edhe nga porte të tjera amerikane, por në Majami jeton një komunitet i madh azilantësh kubanë. Kuba nuk ka bërë komente lidhur me këtë çështje.
XS
SM
MD
LG