Lidhje

Kufiri Greqi-Shqipëri me lëvizje të kufizuara deri më 15 qershor


Greqia do të vijojë të mbajë të bllokuara pikat kufitare me Shqipërinë për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë deri më 15 qershor. Burime kufitare greke kanë konfirmuar udhëzimet e autoriteteve greke ku bëhen përjashtime vetëm për disa raste.

Një prej tyre është lejimi i kthimit në Shqipëri për shtetasit shqiptarë që udhëtuan në Greqi për qëllime turistike dhe u bllokuan në fillim të marsit prej pandemisë së koronavirusit. Policia kufitare shqiptare ndjek për këta shtetas praktikën e karantinimit në vendbanimet e tyre. Një tjetër kategori që lejohet të lëvizin janë punëtorët sezonalë shqiptarë, të cilët kanë siguruar kontratat e punës dhe lejeqëndrimet e përkohshme në Greqi.

Sipas autoriteteve vendore greke në disa rajone nevojiten rreth 15 mijë punonjës sezonalë që pritet të angazhohen kryesisht në vjeljen e frutave të stinës. Disa mijëra punëtorë sezonalë nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit u larguan në masë nga Greqia në fillim të marsit dhe tani do kenë sfida të kthehen për shkak të praktikave të shumta që duhet të plotësojnë për kalimin e kufirit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG