Lidhje

Kujtohet Sally Ride


Ish-astronautja Sally Ride, gruaja e parë amerikane që fluturoi në hapësirë, vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin. Ajo ishte 61 vjeç.

Sally Ride ishte në grupin e parë të NASË-s për përgatitjen e grave astronaute, në vitin 1978. Më vonë ajo u bë pjesë e ekuipazhit të anijes së hapësirës Challenger në qershor të vitit 1983 dhe më pas përsëri në vitin 1984.

Sally Ride ishte edhe anëtare e grupit të astronautëve që hetuan tragjedinë e anijes Challenger në vitin 1986 dhe Columbia-s në vitin 2003. Ajo po ashtu themeloi një kompani, misioni i së cilës ishte motivimi i grave dhe vajzave të reja të kenë një karrierë në shkencë, matematikë dhe teknologji.

Sally Ride kishte 4 diploma, përfshirë një doktoratë në fizikë nga Universiteti i njohur i Stanfordit. Presidenti Obama bëri një deklaratë, ku e cilësonte ish-astronauten Sally Ride “një heroinë kombëtare dhe një model të fuqishëm”, e cila mbështeste idenë e forcimit të lëndëve të matematikës dhe shkencës në shkollat amerikane.
XS
SM
MD
LG