Lidhje

Kukan: Zgjedhja e Presidentit, një rast tjetër i humbur për bashkëpunim


Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, europarlamentari Eduard Kukan duke përshëndetur zgjedhjen e president të ri të Shqipërisë Bujar Nishani, tha se shpreson që presidenti i ri do të jetë në gjendje të bashkojë dhe të përfaqësojë në mënyrë të pavarur gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe t’u shërbejë interesave të tyre.

Zgjedhja e presidentit, thotë zyrtari i lartë i Parlamentit Evropian, ishte një shans për gjithë forcat politike në Shqipëri për të bashkëpunuar. Por për fat të keq, shton ai, procesi ishte një shans tjetër i humbur.

Pa rezultate të dukshme në përmirësimin e jetës politike, vendi mund të humbasë raste të tjera të rëndësishme, shprehet deputeti evropian. Sfidat me të cilat ndeshet Shqipëria, thekson ai, kërkojnë bashkëpunim politik.
XS
SM
MD
LG