Akademia Kult ndau mbrëmë çmimet vjetore për pothuaj gjithë fushat e arteve dhe studimeve shqiptare. Një atmosferë festive përfshiu sallën e njohur të Universitetit të Arteve, teksa juritë profesionale ndanin çmimet Kult për krijimet më të mira gjatë vitit të 2011 për librin studimor, librin artistik, shqipërimin, albumin muzikor, regjinë teatrore, dhe interpretimet më të mira në teatër, opera dhe instrumenta.
Pianistja e njohur shqiptare Elda Laro, ishte njëra nga fitueset e mbrëmjes me një koncert për piano dhe orkestër, e cila i përshëndeti të pranishmit mes emocioneve. “Jam tepër e lumtur, sepse të marrësh një çmim nga vendi ku ke lindur, je rritur dhe ke studiuar, ke filluar rrugën e karrierës është diçka vërtet emocionuese. Nuk ka vlerë më të madhe se kjo, dhe për mua ky është një vlerësim tepër i madh. Dua ta ndaj këtë vlerësim të madh me dy mësueset e mi që janë këtu në sallë, Fatmir Prendushi në Shkodër dhe Margarita Kristidhi në Tiranë. Pa ndihmën e tyre nuk do të kisha arritur këtu ku jam sot” - tha artistja.
Disa nga fituesit e tjerë ishin gjuhëtari Kolec Topalli me studimin e botuar “Gramatika historike e gjuhës shqipe”, regjisori Altin Basha me dramën “Amadeus”, aktori Gazmend Gjoka, skulptori Arben Bajo, tenori Saimir Pirgu etj. Drejtori ekzekutiv i Akademisë Kult, Ylli Sula, tha në ceremoninë e çmimeve se vlerësimi i krijimtarisë shqiptare nga disa juri profesionale është po aq i rëndësishëm sa edhe vetë veprat e studiuesve dhe artistëve.
“Vlerësimi juaj ka filluar qysh nga ato lista të gjata që juritë tona kanë shqyrtuar për muaj të tëra. Ndonjëherë të shpallësh fituesin është disi e lehtë. Por ka raste si sot kur është shumë e vështirë dhe diferencat janë aq të vogla sa që fitues mund të shpallen edhe dy apo të katër artistët e nominuar. Kjo mbrëmje bën vlerësimin pikërisht të veprave tuaja, që entuziazmuan publikun” - tha zoti Sula.
Ky është viti i tetë që akademia Kult ndan çmime për krijimtarinë më të mirë shqiptare. Çmimet Kult janë të vetmet tituj vjetorë që jepen në Tiranë për krijimtarinë kombëtare, duke sjellë në konkurim mbi kritere profesionale artistët dhe studiuesit më të mirë. Organizatorët besojnë se po krijojnë një traditë në vlerësimin e më të mirëve dhe në nxitjen e të tjerëve për të rritur cilësinë.