Lidhje

Kuvendi republikan, presidenti mund ta mbajë fjalimin nga Shtëpia e Bardhë


Presidenti i SHBA Donald Trump tha të mërkurën se mund ta mbajë fjalimin me rastin e emërimit si kandidat për president nga Partia Republikane drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë, megjithëse planet ende nuk janë konfirmuar.

“Jemi duke e menduar. Jemi duke menduar për ta mbajtur (fjalimin) nga Shtëpia e Bardhë," tha Presidenti në një intervistë për Fox News.

“Është zgjidhja më e lehtë. Do të ishte shumë më pak e kushtueshme për vendit nga pikëpamja financiare", tha ai.

Ai tha se plani nuk ishte vendosur përfundimisht, sepse dikush shihte vështirësi për zbatimin e tij, por nuk dha hollësi.

Përhapja e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, ku javët e fundit vdekjet kanë qenë mesatarisht mëse 1000 në ditë, ka sjellë probleme në planet e Partisë Republikane për mbajtjen e kuvendit të saj për emërimin e kandidatit presidencial.

Fillimisht kuvendi ishte vendosur të mbahej në Sharlot të Karolinës së Veriut.

Por për shkak të problemeve me koronavirusin Presidenti Trump e zhvendosi një pjesë të kuvendit në Xheksonvil të Floridës. Ndërkaq, shtimi i rasteve me COVID në këtë shtet i bëri disa republikanë ta anulonin pjesëmarrjen.

Muajin e kaluar, Presidenti Trump tha se plani për mbajtjen e një pjese të kuvendit në Xheksonvil anulohej, për shkak të një rritjeje të spikatur të infektimeve në Florida

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG