Lidhje

Laura Konda: e rëndësishme për mua, ruajtja e integritetit


Gazetarja e Zërit të Amerikës Laura Konda, u largua nga Zëri i Amerikës pas 20 vjet pune. Ajo iu drejtua audiencës me një përshëndetje:

"Të dashur teleshikues të "Ditarit", ndryshe nga herët e tjera sot desha të ndaj me ju një lajm personal: ky është emisioni im i fundit, pasi kam vendosur të largohem nga Zëri i Amerikës. Për mua, ky është një moment prekës, pas një karriere mbi 20 vjeçare në një media prestigjioze si Zëri i Amerikës, dhe natyrisht kjo do më mungojë. Gjatë viteve të karrierës sime si gazetare e Zërit të Amerikës, kam patur rastin dhe nderin të intervistoj një numër të madh qytetarësh, udhëheqësish, politikanësh, intelektualësh, analistësh… si dhe të mbuloj ngjarje të një rëndësie historike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikes.

Gazetarja Laura Konda largohet nga Zëri i Amerikës
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:52 0:00

Për mua ka qenë e rëndësishme ruajtja e integritetit dhe pasqyrimi i ngjarjeve me vërtetësi, bërja e një gazetarie të saktë, të pa anëshme dhe të bazuar tek faktet. Me këtë rast, do desha të falenderoja të gjithë kolegët e mi. Është e vështire të gjesh një ekip aq profesionist e të dedikuar në profesionin e gazetarisë, si kolegët e mi tek Zeri i Amerikës. Por mbi te gjitha, do doja të falenderoja nga thellësia e zemrës të gjithë ju që me keni ndjekur gjatë këtyre dy dekadave. Në profesionin tim si gazetare, lidhja dhe komunikimi direkt me ju ka qenë gjëja më e bukur. Ju keni qenë një audiencë e mrekullueshme, që vazhdimisht më ka mbështetur dhe inkurajuar nëpërmjet qindra komunikimeve me email, në facebook dhe në media të tjera sociale. Ju tashmë keni zënë një vend të veçantë në jetën time. Faleminderit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG