Lidhje

Separatistët në Luhansk shpallin pavarësinë


(UKRAINE - Tags: POLITICS CIVIL UNREST ELECTIONS) - RTR3ORM0
(UKRAINE - Tags: POLITICS CIVIL UNREST ELECTIONS) - RTR3ORM0
Separatistët pro-rusë në rajonin Luhansk të Ukrainës deklaruan sot pavarësinë nga Kievi, pak pasi homologët e tyre në Donetskin fqinj e deklaruan rajonin shtet të pavarur dhe i kërkuan Moskës të shqyrtojë absorbimin e rajonit brenda Federatës Ruse.

Ky veprim pason referendumet e debatueshme për pavarësinë të së dielës në të dy rajonet.

Agjencia ruse shtetërore e lajmeve “RIA Novosti” citoi udhëheqësin separatist Valery Bolotov të ketë thënë se Republika Popullore e vetëdeklauar e Luhanskit, ka filluar një jetë të re pa diktatin e autoriteteve të Kievit, të cilin ai e akuzoi për fashizëm dhe nacionalizëm.

Një orë më parë, një udhëheqës separatist në Donetsk, Denis Pushilin, e deklaroi Republikën e Popullore të Donetskit “shtet sovran” dhe kërkoi që ajo të bëhej pjesë e Rusisë.

Ai tha se kërkesa për t’iu bashkuar Rusisë ishte bërë mbi bazën e “vullnetit të popullit të Republikës Popullore të Donetskut dhe për kthimin e drejtësisë historike.”

Pushilin po ashtu tha se ai nuk e kishte përjashtuar mundësinë që rajoni mund të kërkonte “forca paqeruajtëse”, në se situata keqësohet.

Organizatorët e referendumeve në Donetsk dhe Luhansk thonë se rreth 90 për qind e votuesve mbështetën thirrjen e tyre për sovranitet, por rezultatet është e pamundur të verifikohen.

Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy sot i denoncoi referendumet e Donetskut dhe Luhanskit si “të paligjshëm” dhe “të pabesueshëm”.

Ai bëri këto komente pasi BE vendosi sanskione ndaj 13 personave të tjerë dhe dy kompanive, për të cilët thotë se kanë lidhje me ndërhyrjen e Moskës në Ukrainë, por nuk vuri sanksione të reja ndaj sektorëve kyç të ekonomisë ruse.
XS
SM
MD
LG