Lidhje

Ministri francez i Mbrojtjes në Afganistan


Ministri francez i mbrojtjes ndodhet në Afganistan pas një sulmi të talibanëve që shkaktoi vrasjen e katër ushtarëve francezë të NATO-s dhe plagosjen e pesë të tjerëve.

Ministri i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian, pritet të riparaqesë në Kabul planin e qeverisë së tij për të filluar tërheqjen e trupave muajin e ardhshëm dhe të ofrojë mbështetje për trupat.

Të shtunën, një person i maskuar si grua hodhi veten në erë, duke vrarë ushtarët francezë në provincën lindore Kapisa, ku shumica e trupave të NATO-s janë francezë.

Talebanët morën përgjegjësinë për shpërthimin.

Muajin e kaluar, presidenti Francois Hollande njoftoi se Franca do të tërheqë 2,000 trupa luftarake deri në fund të vitit 2012 - përpara objektivit të NATO-s për tërheqjen që është viti 2014.

Të 1,400 trupat e mbetura të Francës do të ndihmojnë forcat afgane me trajnime dhe logjistikë. Franca gjithashtu ka 150 policë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG