Lidhje

Letra me porositë e fëmijëve për Plakun e Vitit të Ri në Rumani


Ka filluar tashmë stina e Krishtlindjes dhe festave të tjera të fundvitit dhe vende të ndryshme të botës po e presin personazhin e dashur për fëmijët Santa Claus sipas mënyrës së tyre.

Në Rumani, Santës, apo Plakut të Vitit të Ri do t’i duhet të lexojë një listë të gjatë me mijëra artikuj. Një qendër tregtare e Bukureshtit i ka vënë vetes synimin për të krijuar letrën më të gjatë në botë drejtuar Plakut të Krishlindjeve, siç quhet atje.

Letra deri tani është 60 metra e gjatë dhe ajo rritet çdo ditë, me dëshirat e njerëzve, të vegjël e të moshuar, të cilët mbajnë radhën për t’i shkruar Santës dhuratën më të bukur për ta.

XS
SM
MD
LG