Në Shqipëri komisioni qëndror i Zgjedhjeve vendosi sot pas kërkesës së partisë socialiste dhe asaj demokratike të hapë kutitë e disa qendrave të votimit të qarkut të Lezhës
Socialistët, duke u ankimuar ndaj vendimit të javës së shkuar të Komisionit qëndror i cili një mandat të fituar nga koalicioni i majtë ia kaloi së djathtës, kërkuan që të hapen materialet zgjedhore të 6 qendrave të votimit ku sipas tyre fletët e votimit ishin më të mëdha në numër se sa ai i votuesve që kishin marrë pjesë në proces.
Diferenca për mandatin e shtatë është me pak vota. Për këtë arsye edhe demokratët kërkuan që të rinumërohen kutitë e 10 qendrave të votimit pasi tabelat e rezultateve kishin qenë me korrigjime dhe të parregullta. Demokratët pretendojnë se në kuti gjenden me shumë vota për të djathtën se sa ato që janë deklaruar në dokumentacionin zgjedhor.
Procesi i rinumërimit nisi sot pasdite në mjediset e Komisionit qëndror të Zgjedhjeve. Nga shqyrtimi i materialeve zgjedhore në disa prej kutive u vërejtën parregullsi në dokumentacion. Socialistët deklarojnë se do të kërkojnë shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Lezhë.