Lidhje

Liban: Kryeministri Mikati ofron dorëheqjen


Kryeministri libanez Najib Mikati thotë se kishte ofruar të jepte dorëheqjen, pas një shpërthimi masiv dje që la të vrarë shefin e zbulimeve policore. Kryeministri Mikati tha sot se Presidenti Michel Suleiman i kishte kërkuar të qëndronte në post për “një periudhë kohe”. Kryeministri tha se kishte pranuar të mbante postin “në emër të interesit kombëtar” siç u shpreh zoti Mikati.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes opozitare të së Ardhmes Ahmad Hariri i bëri dje thirrje qeverisë të japë menjëherë dorëheqjen pasi shpërthimi la të vrarë shefin e zbulimit policor Wissam al-Hassan dhe shtatë të tjerë. Sekretari i Përgjithshëm fajësoi kryeministrin për sulmin.

Zoti Hassan kishte kryesuar një proces hetimor lidhur me një komplot të kohëve të fundit, duke çuar në arrestimin e një politikani libanez pro-sirian.
XS
SM
MD
LG