Lidhje

Hollësi mbi rolin e CIA-s gjatë sulmit në Bengazi


Zyrtarët e shërbimeve sekrete kanë publikuar një pasqyrë të hollësishme të CIA-s për ngjarjet që shoqëruan sulmin vdekjepërurës të 11 shtatorit ndaj konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë, si përgjigje ndaj akuzave se nuk ishte bërë mjaftueshëm për të ndaluar sulmin.

Zyrtarë të lartë të shërbimeve të zbulimit, që folën pa u identifikuar u thanë gazetarëve se CIA ndërrmori një mision shpëtimi nga baza më e afërt brenda 25 minutave që u sinjalizua për sulmin, ku u vranë ambasadori amerikan në Libi dhe tre amerikanë të tjerë.
Por ata thanë se skuadra me 6 pjesëtarë mundi të arrinte mbas 25 minutash, pjesërisht sepse dështoi përpjekja për të patur mbështetjen e ushtrisë së Libisë me armatime të rënda, e gjithashtu sepse ata ishin nën breshërinë e armve të zjarrit teksa i afroheshin konsullatës.

Skuadra e CIA-s njoftoi se qëndroi në konsullatë për një orë e më pas u largua prej saj duke nxjerrë prej andej gjithë personelin amerikan të konsullatës, përveç ambasadortit të vrarë, i cili ishte çuar në spitalin më të afërt.

CIA ka hedhur poshtë njoftimet e fundit të kanalit FoxNews dhe njoftime të tjera sipas të cilave oficerëve të saj u ishte dhënë urdhër për “të mos vepruar” kur ata kishin kërkuar që të niseshin nga baza më e afërt për të zmbrapsur sulmin ndaj konsullatës.
XS
SM
MD
LG