Ambasadori amerikan në Libi dhe tre anëtarë të personelit të ambasadës u vranë pasi një turmë sulmoi konsullatën amerikane në qytetin lindor të Bengazit mbrëmë vonë.
Ambasadori amerikan J. Christopher Stevens, një diplomat karriere në Departamentin e Shtetit dhe një nga të dërguarit amerikanë më me përvojë në rajon, e kishte marrë detyrën më pak se katër muaj më parë në Tripoli.
Presidenti Barack Obama me anë të një deklarate dënoi vrasjen e katër amerikanëve.
“Ata ishin shembulli më i mirë i përkushtimit të Amerikës ndaj lirisë, drejtësisë dhe partneritetit me vendet dhe popujt e gjithë globit dhe janë në kontrast të plotë me ata që mizorisht u morën jetën”, shprehet Presidenti Obama në deklaratën e tij.
Ai e përshkroi zotin Stevens si një “përfaqësues kurajoz dhe model të Shteteve të Bashkuara” që e kishte kryer detyrën e tij me vetëmohim gjatë gjithë revolucionit në Libi.
Zëvendës kryeministri libian Mustafa Abu Shagour po ashtu e dënoi vrasjen e katër diplomatëve amerikanë, duke e quajtur një veprim burracak.
Zoti Stevens, ishte një figurë e admiruar mes rebelëve libianë për mbështetjen e tij për kryengritjen e tyre që përmbysi Moammar Gadafi.
Vrasjet ndodhën kur demonstruesit të indinjuar nga një film amator amerikan që fyente profetin Muhamed, hapën zjarrr dhe i vunë flakën konsullatës amerikane në Bengazi.
Zëvendës ministri i brendshëm Wanis al-Sharif tha se ambasadori dhe tre
e zyrtarë të tjerë të ambasadës ishin vrarë, duke konfirmuar se zoti Stevens ishte në konsullatë kur ndodhi sulmi.
Zëvendës ministri u tha gazetarëve se një grup i armatosur sulmoi ambjentin në një mision “pothuajse vetëvrasës”. Ai tha se misioni amerikan kishte përgjegjësi sepse nuk kishte marrë masat e duhura mbrojtëse.
Reagime për sulmin
Kandidati republikan për President, Mitt Romney bëri një deklaratë, ku shprehte indinjatë për sulmin ndaj konsullatës amerikane në Bengazi. Ai e quajti sulmin skandaloz dhe të neveritshëm.
Edhe Shqipëria e dënoi sulmin në Libi, duke e cilësuar si një akt terrorist dhe barbar. Presidenti Bujar Nishani i dërgoi një mesazh ngushëllimi Presidentit Obama. Akti u dënua edhe nga Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.