Lidhje

Ligjvënësit amerikanë i kërkojnë Uashingtonit të mbështesë themelimin e një qeverie të përkohshme në Libi


Ligjvënësit amerikanë i kërkojnë Uashingtonit të mbështesë themelimin e një qeverie të përkohshme në Libi
Ligjvënësit amerikanë i kërkojnë Uashingtonit të mbështesë themelimin e një qeverie të përkohshme në Libi

Dy ligjvënës amerikanë po i bëjnë thirrje administratës Obama të mbështesë krijimin e një qeveria të përkohëshme në pjesën lindore të Libisë, ndërkohë që po shtohen thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për largimin nga posti të Moamet Gadafit dhe qytete të tjera po vihen nën kontrollin e opozitës.

Udhëheqësit e protestës anti-qeveritare në qytetin e Bengazit njotuan dje se ka formuar një “këshill kombëtar” në pjesën lindore të vendit që e kanë marrë nga forcat besnike të udhëheqësit libian Moamer Gadafi. Në pjesën perëndimore të Libisë, forcat e opozitës kanë marrë nën kontroll Zavijan, një qytet strategjik 50 kilometra larg Tripolit.

Zoti Gadafi nuk i përfilli kundërshtarët e tij dje, duke thënë se ata ishin një grup i vogël njerëzish i rrethuar nga forcat e tij. Në një intervistë telefonike me televizionin Pink të Serbisë, udhëheqësi libian kritikoi Këshillin e Sigurimit për sanksionet që i vuri Libisë pasi qeveria e tij goditi ashpër demonstruesit.

Këshilli i Sigurimit ka vendosur njëzëri t’ia referojë rastin e Libisë gjykatës ndërkombëtare për krimet e luftës për të hetuar mbi mundësinë e krimeve të kryera kundër njerëzimit.

Senatorët amerikanë Xhon Mekein dhe Xhozef Liberman kanë thënë se administrata Obama duhet të shallë zonën e ndalim fluturimeve në disa pjesë të Libisë për ta penguar Moamer Gadafin të përdorë sulmet ajrore kundër popullit të vet. Ata thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin opozitën libiane. Senatori Mekein foli për këtë çështje në programin "Meet the Press" të kanalit televiziv NBC.

"Ne duhet të njohim një qeveri të përkohëshme, ndoshta diku në pjesën lindore të Libisë, ndoshta në Bengazi. Ne duhet ta bëjmë të qartë se do t’i japim ndihmë asaj qeverie të përkohëshme”.

Në Kinë, policia ishte mobilizuar në disa qytete të vendit dje, pas një thrrjeje në Internet për protesta prodemokracisë si ato që kanë përfshirë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Senatori Mekein tha se Kina mund të jetë një nga vendet që mund të prfshihet nga një valë e madhe protestash.

"Nuk jam i sigurt nëse erërat e ndryshimeve do të fryjnë vetëm në botën arabe dhe në Magrhreb. Mendoj se ato do të përfshijnë gjithë botën. Mbetet të shohim se çfarë do të ndodhënë Kinë dhe në vende të tjera nëpër botë”.

Para se të largohej dje nga Uashingtoni për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara mbështesin grupet e opozitës në Libi. Por ajo paralajmëroi se gjendja në Libi është shumë delikate.

XS
SM
MD
LG