Lidhje

Firmat e veshjeve duan ndihmë nga shteti përballë konkurrencës rajonale


Prodhuesit shqiptarë të veshjeve po bisedojnë prej 3 muajsh për të miratuar një paketë lehtësuese në këtë sektor, i cili po konkurrohet fort nga vendet fqinje. Prodhuesit e veshjeve janë ndër punëdhënësit kryesorë në Shqipëri dhe ndihma ndaj tyre vlerësohet si e domosdoshme për të hapur vende të reja pune dhe për të rritur ekonominë e vendit. Grupi i përbashkët i negociatave, që kryesohet nga drejtuesit e ministrisë së ekonomisë, po shqyrton 33 kërkesa të firmave fasone, ndërsa Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve, po pret mbylljen me sukses të këtyre bisedimeve deri në fillim të marsit, siç është premtuar.

Shqipëri, firmat e veshjeve kërkojnë lehtësira
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:15 0:00

Drejtuesja e Dhomës Kombëtare të Veshjeve, Lindita Legisi, thotë se një pjesë e paketës së propozimeve nga bizneset me natyrë administrative në dogana dhe tatime kanë marrë zgjidhje të mënjershme. Ndërsa kërkesat e tjera kryesore mbi uljen e tatim-fitimit, objektet një euro, mbi kontratat dhe reklamat jashtë vendit janë ende duke u diskutuar dhe pritet një takim i tretë mes palëve. Me pak fjalë, firmat shqiptare të veshjeve po kërkojnë që qeveria t'u sigurojë pak a shumë të njëjtat lehtësira, që u japin konkurrentëve të tyre qeveritë e rajonit si Maqedonia, Serbia etj. Kjo do t'i ndihmojë firmat shqiptare, që të përballojnë konkurrencën me fqinjët, të vazhdojnë prodhimin dhe të mos shkurtojnë punëtorët.

Disa nga firmat prodhuese kanë dalë edhe me markat e veshjeve të tyre, dhe bëjnë një cikël të plotë prodhimi, ndërsa pjesa tjetër punojnë me mall të porositësit nga jashtë vendit, ose sic quhen janë prodhues me fason. Jozyrtarisht në Shqipëri prodhojnë rreth 400 firma veshjesh dhe kanë rreth 100 mijë punëtorë. Rrobaqepësia është sektori i parë që u përfshi me guxim në tregun privat qysh në vitin 1991, por vetëm vitet e fundit po diskutohet hapur për vështirësitë e tij. Prodhimi i veshjeve është prej vitesh malli kryesor i eksporteve shqiptare dhe tërheqësi më i madh i investimeve të huaja me miliona euro. Por në këtë periudhë krize ekonomike i gjithë rajoni e ka forcuar garën për t'i marrë njëri-tjetrit prodhimet dhe për të mbajtur gjallë tregjet dhe bizneset.

XS
SM
MD
LG