Në Lindjen e Mesme është rikthyer përgjithësisht qetësia pas 5 ditë protestash kundër filmit anti-mysliman të publikuar pjesërisht përmes faqes YouTube. Autoritetet në Kajro kanë shpërndarë turmën dhe po pastrojnë sheshin Tahrir nga mbeturinat e trazirave. Ndërkaq, ende ka disa vatra aktive revoltash. Në Afganistan studentë të Universitetit të Khostit dogjën sot fotografi të Presidentit Obama dhe flamurin amerikan, ndërkohë që hidhnin parulla kundër Amerikës dhe Izraelit:
Studentët universitarë në qytetin Khost mbushën sot rrugët së bashku me banorë të tjerë në protesta kundër filmit që tallet me Profetin Muhamet dhe fenë islame.
“Të pafetë kanë ofenduar Profetin tonë. Me këto protesta po shprehim ndjenjat tona, që t’ua bëjmë të qartë se të gjithë myslimanët janë të bashkuar kundër çdo ofendimi ndaj Profetit,” thotë një ndër protestuesit.
Për të shmangur një përshkallëzim të revoltave, autoritetet afgane kanë bllokuar faqen YouTube, ku ishte publikuar një pjesë e filmit amator. Autoritetet kanë bllokuar edhe shërbime të tjera në internet, si llogarinë e emailit, Gmail.
Protestat kundër filmit filluan të martën dhe përfshinë shumë shpejt një pjesë të madhe të botës myslimane. Egjipti ishte një ndër vendet e para ku u shfaqën revoltat. Sot autoritetet egjiptiane larguan protestuesit e fundit nga Sheshi Tahrir i Kajros. Ndërkaq zjarret e vëna në shesh vazhduan të digjen edhe gjatë paradites së sotme. Banorët shprehën çlirim për qetësimin e situatës:
“Dua të falenderoj Ministrinë e Brendshme për operacionin. Autoritetet kanë rihapur rrugët dhe kanë larguar huliganët nga sheshi”.
Përleshjet morën dje përmasa shqetësuese në Sheshin Tahrir. Policia kishte si preokupim kryesor mbrojtjen e ambasadës amerikane dhe sprapsjen e turmës që përpiqej t’i afrohej ndërtesës. Një person vdiq pasi u qëllua me plumba plastikë.
Ambasadat amerikane kanë qenë objekti kryesor i revoltës që ka përfshirë vende të ndryshme myslimane. Por edhe misionet diplomatike të vendeve të tjera perëndimore nuk i kanë shpëtuar zemërimit të turmës.
Një ditë pas revoltave në kryeqytetin e Sudanit, ambasada gjermane dhe ajo britanike mbajnë shenja të pagabueshme të protestave të dhunshme që u zhvilluan dje në Khartum.
Policia sudaneze thotë se dy protestues mbetën të vdekur nga kaosi që shoqëroi protestat para ambasadës amerikane, duke shënuar të paktën 6 të vrarë nga vala e revoltave të djeshme. Përveç viktimave në Khartum dhe personit që mbeti i vdekur në Kajro, dy demonstrues u vranë në Tunizi dhe një tjetër në Liban.
Sipas autoriteteve të rendit në Sudan, të paktën 6 mijë protestues u mblodhën dje në Khartum dhe fillimisht sulmuan ambasadën gjermane, para se të hipnin në autobusë për të shkuar drejt ambasadës amerikane, ku policia përdori gazin lotsjellës për të mos lejuar protestuesit të kapërcenin murin rrethues. Rreziku u shmang falë masave shtesë të sigurimit nga vetë autoritetet sudaneze si dhe dislokimi i marinsave amerikanë përreth ambasadës.
Revoltat u organizuan si protesta kundër një filmi amator, me titull Pafajësia e Myslimanëve që tallet me Profetin Muhamet dhe fenë islame.