Lidhje

Raporti i mjekut që i dha ndihmën e parë presidentit Linkoln pas atentatit


Historianët në Arkivat Kombëtare në Uashington kanë bërë një zbulim mahnitës me gjetjen e një raporti të mjekut të parë që trajtoi presidentin Abraham Linkoln, të plagosur për vdekje.

Raporti i humbur prej shumë vitesh, u gjet në një kuti të Arkivave Kombëtare muajin e kaluar, pas 147 vjetësh.

Shënimet, të cilat sëshpejti do të publikohen në Internet, paraqesin një përshkrim të ndihmës së shpejtë që njihej në vitin 1865.

Mjeku 23 vjeçar i ushtrisë, Çarls Lajëll, ishte ulur pranë llozhës së Linkolnit, gjatë shfaqjes fatale Kushëriri Ynë Amerikan në Teatrin Ford të Uashingtonit më 14 prill 1865.

Lajëll shkruan se dëgjoi të shtëna dhe pa vrasësin Xhon Uilkis Buth që kërceu në skenë dhe menjëherë shkoi në lozhën e presidentit. Leale thotë se Meri Tod Linkoln i tha të bënte ç’ishte e mundur për presidentin e plagosur.

Lajëll shkruan se ai kërkoi brendi dhe ujë dhe ekzaminoi plagën me gisht. Ai gjithashtu e solli në jetë presidentin, i cili ishte pa frymë dhe i aktivizoi pulsin. Linkolni nuk erdhi asnjë herë në vete.

Lajëll qendroi me presidentin kur ai u transportua në shtëpinë përballë teatrit, ku edhe vdiq ditën tjetër.

Historianët thonë se Lajëll e shkroi raportin për një hetim të Kongresit mbi vrasjen e Linkolnit.
XS
SM
MD
LG