Lidhje

SHBA thyen rekordin botëror në 4x100 metra


Atleti më i shpejtë i botës pushoi dje, ndërsa anëtarët e ekipit të tij të Xhamajkës konkuruan për një tjetër medalje të artë.

Xhamajka avancoi lehtësisht dje në garën e stafetës së 4x100 metërshit në Lojrat Olimpike të Londrës, duke i dhënë Usain Bolt-it shansin të shënojë një fitore të tretë, të pashembullt sot.

Fitorja në garën e 4x100 metrave do të pasonte dy fitoret e garave të sprintit në 100 dhe 200 metra. Ai i fitoi të tri garat në Lojrat Olimpike të Pekinit në vitin 2008.

Bolt dhe anëtarët e tjerë të ekipit do të përballen me një ekip të fortë të Shteteve të Bashkuara, garën e të cilit e përfundon fituesi i medaljes së bronxit, Xhastin Gatlin.

Po dje, atletja nga Etiopia, Meseret Defer fitoi medaljen e artë në garën e 5 mijë metërshit , duke i mohuar anëtares së ekipit të saj, Tirunesh Dibaba shansin për një fitore të dytë olimpike.

Në gara të tjera të atletikës së lehtë, Bahamas fitoi medaljen e artë në 4x400 metra për meshkuj, duke shënuar rekordin e tyre kombëtar me 2 minuta 56 sekonda dhe 72 të qindat.

Shtetet e Bashkuara fituan medaljen e artë, duke thyer edhe rekordin botëror në stafetën 4x100 metra për femra. Rusia fitoi medaljen e artë në hedhjen e çekiçit, ndërsa Franca medaljen e artë në kërcimin dhe shkop. Turqia fitoi medaljen e artë dhe të argjendë në garën e 1500 metërshit.

Në aktivitete të tjera, Rusia fitoi medaljen e artë në garën e notit të sinkronizuar, ndërsa atletët kolombianë dhe letonë fituan në çiklizëm.

Në gjysmë finalet e basketbollit, Spanja mundi Rusinë, ndërsa Shtetet e Bashkuara Argjentinën, të cilat do të luajnë nesër për medaljen e artë. Nëse ekipi amerikan e fiton ndeshjen, kjo do të jetë medalja e dytë e artë olimpike radhazi.
XS
SM
MD
LG