Lidhje

Incident në metronë e Londrës


Policia britanike tha se po e trajton si “incident terrorist” nje shpërthim që ndodhi të premten në një stacion metroje në Londrën perëndimore.

Policë të armatosur rëndë ngarendën të premten në metronë e Londrës pas njoftimeve për një shpërthim në një tren.

Policia e cilësoi atë si një “incident terrorist” që la pas vetes një numër të plagosurish, disa prej të cilëve u panë me djegie në fytyrë. Hetuesit thanë se bëhet fjalë për një mjet të improvizuar shpërthyes.

Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se gjashtë autoambulanca, makina të zjarrfikësve dhe një helikopter u panë në zonën ku ka ndodhur incidenti.

Shërbimi i emergjencave tha se ka dërguar në spitale për trajtim mbo 20 veta veta dhe asnjëri nuk është në rrezik jete.

Kryeministrja britanike, Theresa May, do të drejtojë takimin e komisionit qevritar të emergjencave pas incidentit.

Presidenti amerikan Donald Trump, dënoi sulmin në Londër, duke bërë thirrje për hapa më aktiv kundër terrorizmit.

Britania ka përjetuar katër sulme terroriste gjatë këtij viti që lanë pas vetes 36 të vrarë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG