Lidhje

Një i vrarë dhe disa të plagosur në një sulm afër një xhamie në Londër


Policia londineze tha se një furgon u përplas mbi këmbësorët afër një xhamie duke vrarë një dhe plagosur dhjetë persona.

Policia kundër terrorizmit po drejton hetimet mbi sulmin. Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se autoritetet po e trajtojnë si sulm të mundshëm terrorist dhe e cilësoi atë si një "incident të tmerrshëm".

Autoritetet thanë se policët arrestuan shoferin 48 vjeçar të furgonit, i cili ishte ndaluar nga qytetarët në vendin e ngjarjes.

Harun Khan, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Myslimanëve Britanik, tha se sipas dëshmitarëve, shoferi ishte "motivuar nga islamofobia".

Ai tha se pret nga autoritetet që të shtojnë masat e sigurisë përreth xhamive në kohën kur po afrohet fundi i muajit të Ramazanit.

Policia tha se nisur nga natyra e sulmit, janë shpërndarë "burime shtesë të policisë".

Britania, është përballur me një seri incidentesh muajve të fundit, përfshirë sulmin terrorist në Mançester dhe ata në afërsi të London Bridge, që lanë pas vetes dhjetëra të vrarë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG