Policia e Los Anxhelosit thotë se qyteti i tyre është “kryeqytet i bandave” në Shtetet e Bashkuara. Në Los Anxhelos ka me qindra banda kriminale, të cilat janë aktive. Por në këtë qytet zbatohet edhe një program i quajtur “Homeboy Industries”, i cili ka ndihmuar mijëra të rinj t’i thonë JO bandave, duke zgjedhur një rrugë më të mirë në jetë. Siç njofton nga Los Anxhelosi korrespondentja Elizabeth Lee, ky program është aq i suksesshëm, saqë tani edhe vende të tjera të botës që kanë problem me bandat, po i drejtojnë sytë për ndihmë tek “Homeboy Industries”.
Në një territor që konsiderohet si neutral, në një qytet ku veprojnë mbi 450 banda, 19-vjeçari Kevin ka zgjedhur ta kalojë ditën në një kuzhinë, në vend të rrugëve të qytetit.
“Kur sheh mikun, apo anëtarë të familjes të vdesin për shkak të bandave, kjo t’i hap sytë.”
Kevin dhe të tjerë që punojnë këtu kanë qenë dikur pjesëtarë të bandave. Shumë prej tyre kanë qenë edhe në burg. Tani ata po i nënshtrohen një programi 18-mujor, që i përgatit ata për botën reale. Shumë prej tyre punojnë tani me njerëz që dikur i kanë patur armiq.
Themeluesi i Homeboy Industries – prifti katolik Gregory Boyle –thotë se ish-anëtarë të bandës mund të gjejnë këtu gjëra të përbashkëta mes tyre.
“Të gjithë duan të ushqejnë fëmijët e tyre, të paguajnë me ndershmëri qiranë dhe të gjithë duan që nënat e tyre të jetë krenare me ta, dhe që fëmijët e tyre të mos kenë turp prej baballarëve. Pra, ky është intersi i përbashkët që ne kemi.”
Gregory Boyle e themeloi programin 25 vjet më parë, kur ishte prifti në një lagje me përqëndrimin më të madh të aktivitetit të bandave. Ai thotë se shumë të rinj donin ta braktisinin jetën si antarë të bandave, por ishte e vështirë që t’u jepje atyre një shans të dytë.
“Është e vështirë’ t’i bindësh punëdhënit që t’i marrin ata në punë. Po ashtu është e vështirë të bindësh njerëz që të japin fonde për financimin e programit. E vështirë ishte edhe t’i bindje zbatuesit e ligjit që të mos i shikojnë ata vetëm si burim të këqijash”.
Në vitin 2012, tetë mijë ish-anëtarë bandash erdhën në “Homeboy Industries” për të ndihmuar. Zoti Boyle thotë se 70 për qind e personave që trajnohen këtu nuk futen më prapë në burg. Shumë prej tyre zgjedhin që t’i heqin tatutë, një tjetër shërbim që ofron qendra.
“Dua të heq dorë nga e kaluara, prandaj duke shuajtur tatutë, shkëputem nga një pjesë e së shkuarës sime.”
Por bandat nuk ekzistojnë vetëm në zonat e varfëra urbane në Shtetet e Bashkuara. Bandat e rrugëve Amerika i eksporton edhe në qytete të tjera të botës, përmes fuqisë së medias, thotë profesori i antropologjisë Thomas Ward.
“Kjo realizohet përmes muzikës rap, filmave, televizionit. Fëmijët ndikohen së tepërmi nga ajo që ata e shohin si një stil jete i ashpër, prej gangsterësh.”
Bandat amerikane të gangsterëve po hedhin rrënjë edhe në Amerikën Qendrore, përmes deportimit të emigrantëve pa dokumente. Prifti Boyle ka punuar me vende të ndryshme të Amerikës Latine dhe Evropës, për të ndihmuar në krijimin e programeve të ngjashme me Homeboy Industries.
Ndërkohë, Kevin tani është duke ndjekur kolegjin dhe ai ëndërrron të punojë në fushën e zbatimit të ligjit kur të përfundojë shkollën.