Lidhje

Vdes muzikanti i njohur Lou Reed


Lou Reed, këngëtari, kompozitori dhe kitaristi, puna e të cilit me grupin "Velvet Underground" në vitet 1960 pati ndikimin kryesor mbi gjeneratën e muzikantëve të rrokut, vdiq dje pranë Nju Jorkut në moshën 71 vjeçare.

Agjenti i tij tha se shkaku i vdekjes ishin komplikacionet nga një transplantim i mëlçisë.

Kompozimet e tij të para me grupit "Velvet Underground", u përqëndruan në temat e errëta të Nju Jorkut – droga, seksualiteti dhe dhuna. Kritikët thonë se imazhi i tij novator, që rivalizonte atë të ikonës së viteve 1960, Bob Dylan, zgjeroi kufijtë lirik në tema që nuk ishin eksploruar asnjëherë më parë në muzikën rrock.

Reed kompozoi në vitin 1972 këngën e famshme "Walk on the Wild Side". Këngë të tjera të tij përfshijnë "Heroin", "Sweet Jane" dhe "All Tomorrow's Parties".
XS
SM
MD
LG