Lidhje

Kosovë: Debate rreth luftës kundër ekstremizmit


Përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, thanë të martën se mungesa e bashkëpunimit të ngushtë me institucionet ndërkombëtare të sigurisë, vështirëson luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Këto komente u bënë gjatë një diskutimi në kuadrin e një konference të komisioneve të jashtme parlamentare të vendeve të Evropës mbi dukurinë e ekstremizmit të dhunshëm, ku u tha se lufta kundër kësaj dukurie kërkon punë bindëse me të rinjtë që përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë në Kosovë.

XS
SM
MD
LG