Lidhje

Lufthansa anulon një numër fluturimesh për shkak të grevës në Paris


Lufthansa anulon një numër fluturimesh për shkak të grevës në Paris
Lufthansa anulon një numër fluturimesh për shkak të grevës në Paris

Kompania ajrore gjermane Lufthansa u detyrua të anulonte sot një numër fluturimesh në Paris, sepse ekipi i punonjësve në kryeqytetin francez është hedhur në grevë lidhur me planet për reforma. Në faqen e vet në internet, Luftansa thoshte se greva e paplanifikuar do të ndikonte në trafikun ajror të qytetit sot, e ndoshta edhe nesër. Kompania ajrore tha se do t’i sistemonte pasagjerët në fluturime të tjera. Luftansa tha se ishte duke biseduar me sindikatat për zgjidhjen e mosmarrëveshjes sa më shpejt që të jetë e mundur. Protesta filloi dje.

XS
SM
MD
LG