Lidhje

Lufthansa në grevë


Një grevë e kompanisë ajrore Luftansa, më e madhja në Gjermani, shkaktoi sot anulimin e qindra fluturimeve, radhë të gjata dhe acarimin e pasagjerëve në tre aeroportet e vendit.

Sindikata që përfaqëson ekipin e fluturimit, UFO, e njoftoi sot fillimin e grevës në aeroportin e Berlinit, në atë të Mynihut dhe të Frankfurtit, që është aeroporti më i ngarkuar i Gjermanisë.

Greva mbahet si protestë ndaj pagave dhe kushteve të punës të punonjësve të fluturimit. Sindikata UFO kërkon një rritje prej 5 për qind të pagës për mbi 18 mijë punonjësit e fluturimit.

Kompania Luftansa tha se ofron një rritje prej 3,5 për qind të pagave dhe se kërkon gjithashtu një shtim të vogël të orarit të punës. Sindikata e kundërshton atë që ajo e cilëson një rritje graduale dhe paga më të ulëta për punonjësit e rinj.
XS
SM
MD
LG