Lidhje

Luftimet në Xharablus


Luftëtarët kurdë të Sirisë të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara thonë se po tërhiqen për në lindje të Lumit Eufrat, një ditë pasi ushtria e Turqisë kaloi kufirin dule ndërmarrë një offensive ndaj qytetit Xharablus për të larguar prej tij grupin Shteti Islamik. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carla Babb, kurdët kanë qënë një burim tensioni mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë. Uashingtoni i sheh ata si aleatë të rëndësishëm në luftën kundër Shtetit Islamik, ndërsa Turqia i sheh ata si terroristë, si aleatë me kurdët e Turqisë.

Luftëtarët turq dhe sirianë, të mbështetur nga sulmet ajrore amerikane, po luftojnë kundër trupave të mbetura të Shtetit Islamik në qytetin sirian të Xharablusit, në kufi me Turqinë.

“Ishte një ditë e keqe për ISIL-in dje në Xharablus. Ishte një tjetër ditë e keqe për ta sot dhe kjo falë pjesërisht partnerëve tanë të koalicionit.”

Por luftimet i kanë vënë këta dy partnerë të Shteteve të Bashkuara në kundërshti. Turqia thotë se synimi i sulmit të papritur është sprapsja e luftëtarëve të Shtetit Islamik dhe forcave kurde që po i ndjekin ata në veri pasi i sprapsën nga zonat përreth.

“Turqia duhet të vendos në se ISIS-i është një kërcënim më i madh dhe në se ja vlen të punosh me një pjesë të opozitës së moderuar, përfshi edhe disa kurdë. Në se nuk e bëjnë këtë, nuk kam bindjen se po lufton vërtetë për të mposhtur ISIS-in”, thotë analisti Michael O’Hanlon me Institutin Brookings.

Turqia ka fajësuar Shtetin Islamik për sulme brutale mbi njerëzit, përshi sulmin në aeroportin e Stambollit që vrau dhejtra vetë në fillim të vitit.

Por Turqia është sulmuar gjithashtu për dekada nga grupi terrorist kurd i njohur si PKK, i cili u fajësua së fundmi për një sulm mbi një autokolonë që plagosi tre ushtarë turq të enjten.

Ndryshe nga Turqia, Shtetet e Bashkuara bëjnë dallim mes grupit PKK dhe kurdëve të Sirisë.Pentagoni po punon për të mbajtur të bashkuar të gjithë aleatët që luftojnë armikun e përbashkët.

“Ne mbetemi të përqëndruar tek ISIL-i dhe besojmë se këtë po e bëjnë të gjithë partnerët tanë”, tha zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook.

Sulmi në kufi shonon një rritje të përfshirjes së Turqisë në luftimet kundër Shtetit Islamik, por zyrtarët janë të pasigurtë në se kjo do të vazhdojë kur Shteti Islamik të largohet nga kufiri dhe luftëtarët kurdë të kthehen në pozicionet në anën tjetër të Lumit Eufrat.

XS
SM
MD
LG