Lidhje

Lutje për viktimat e koronavirusit, por bllokim udhëzimeve të CDC-së


Dita Kombëtare e Lutjeve në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump u lut për jetët e humbura nga COVID-19 në Ditën Kombëtare të Shërbimit të Lutjeve në Shtëpinë e Bardhë. Por, ndërsa objektet fetare në vend fillojnë të rihapen, administrata është duke u kritikuar për bllokimin e udhëzimeve të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për komunitetet fetare.

Në Ditën Kombëtare të Shërbimit të Lutjeve, një lutje në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Lutemi për çdo familje të goditur nga pikëllimi dhe të shkatërruar me një humbje tragjike. Lutemi për mjekët, infermierët dhe punonjësit e emergjencave që bëjnë luftë kundër armikut të padukshëm. Lutemi për shkencëtarët dhe studiuesit, për gjetjen së shpejti të kurave dhe vaksinave të reja. Lutemi për punonjësit e vijës së parë që e mbajnë kombin tonë të ushqyer dhe të sigurt. Zoti i ruajë të gjithë ata", tha Presidenti Trump.

Por ndërsa objektet fetare në të gjithë vendin fillojnë të rihapen, administrata Trump bllokoi udhëzimet e përgatitura nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilat përfshijnë sugjerime specifike për kishat, duke i quajtur ato tepër të detajuara.

Kritikët e presidentit thonë se lëvizja është e motivuar politikisht për të qetësuar bazën e tij.

Për individët fetarë në tërësi, duke mos i shtrënguar udhëzimet për objektet e kultit. Mendoj se kjo është gjithashtu pjesë e përpjekjeve të presidentit për të mobilizuar komunitetet e pakicave. Ne e dimë se komunitetet e vogla minoritare kanë tendencë të jenë më fetare se shumica e popullatës", thotë Pastori Quardricos Driskell, i cili jep mësim për fenë dhe politikën në Universitetin George Washington.

Ndasia për rihapjen e objekteve fetare është partiake. Një sondazh i fundit nga ABC News / Ipsos tregon se 73% e republikanëve ka të ngjarë të fillojnë të shkojnë në kishë, krahasuar me 20% të demokratëve.

Por, edhe për ata që besojnë se qeveria duhet të ndihmojë lirinë e besimit dhe t'i lejojë njerëzit të kthehen në objektet fetare, udhëzimi i CDC-së shihet si vendimtar.

CDC ka një përqendrim të madh të njohurive, dhe mundet të nxjerrë udhëzime. Në sistemin tonë federal, realisht janë shtetet ato që do të përcaktojnë rregullat. Dhe madje në shumë raste do të jenë kishat, në rastin e katolikëve, peshkopët dhe pastorët vendas, dhe në rastin e organizatave të tjera fetare, do të jenë udhëheqësit fetarë rajonalë ose lokalë të cilët në të vërtetë do të zbatojnë rregullat plotësisht. Por udhëzimet e CDC-së do t'i bëjnë të gjithë shumë më të mirëinformuar gjatë marrjes së këtyre vendimeve", thotë Timothy Carney, i Institutit Amerikan të Sipërmarrjes.

Ndërkohë përpara muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, Task Forca Myslimane Kombëtare Amerikane për COVID-19 lëshoi një deklaratë, duke u bërë thirrje myslimanëve amerikanë "të ndjekin protokollet lokale për vetë-karantinim dhe distancim fizik" dhe kërkuan që faljet në komunitet të pezullohen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG