Lidhje

Rihapet Muzeu i Luvrit në Paris


Muzeu i Luvrit në Paris u rihap sot me masa të reja sigurie, pas një greve njëditore të punonjësve lidhur me hajdutët e xhepave.

Dhjetra policë tani patrullojnë galerinë e famshme të artit, pasi 200 punonjësit e saj zhvilluan dje një grevë, duke thënë se hajdutët e xhepave po bëheshin shumë agresivë dhe po kryenin edhe sulme ndaj njerëzve.

Një zëdhënës i sindikatës tha se shpresojnë që shtimi i numrit të policëve në muze do të krijojë një mjedis më të sigurtë për punonjësit dhe mijëra vizitorët e Luvrit.
XS
SM
MD
LG