Lidhje

Më shumë amerikanë po kërkojnë ndihma ushqimore


Njerëzit duke pritur në një radhë të gjatë për të marrë ndihma në ushqime në shtetin Masaçusets
Njerëzit duke pritur në një radhë të gjatë për të marrë ndihma në ushqime në shtetin Masaçusets

Organizata e ndihmave "Feeding America" thotë se më shumë njerëz po kërkojnë ndihmë për ushqim në mbarë Shtetet e Bashkuara. Njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo.

Më shumë amerikanë po kërkojnë ndihma ushqimore
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:01 0:00

Phyllis Marder hoqi dorë nga puna si shofere taksie për kompaninë Uber pak pasi filloi pandemia e koronavirusit.

Tashmë që ndodhet në vështirësi, ajo thotë se nuk i vjen më turp të shkojë për ndihmë tek depot ushqimore.

"Pastaj vendosa se duke e mbajtur sekret, i bën gjërat më keq dhe më bën të ndjehem më keq për veten. Kështu që vendosa se ishte më e rëndësishme të flisja për këtë, si p.sh. 'po shkoj për të paguar dritat dhe pastaj do shkoj tek ndihmat e ushqimeve'," thotë zonja Marder.

Ka shumë amerikanë si ajo.

"Feeding America", një organizatat më të mëdha kundër urisë në Shtetet e Bashkuara, thotë se numri i njerëzve që kërkojnë ndihma në ushqime është rritur mesatarisht me 60% që kur filloi pandemia.

Depot ushqimore dhe organizatat jofitimprurëse po ndihmojnë shumë njerëz të mbijetojnë.

Briana Dominguez, nënë e dy fëmijëve, thotë se filloi të shkojë më shpesh për ndihma ushqimore pasi i dashuri i saj humbi punën.

Pas dy javësh do të mbetet edhe ajo pa punë dhe shpreson se depoja ushqimore në Illinois, "Hillside Pantry", do t'i ndihmojë të mbijetojnë.

"Nuk di ç'do të kisha bërë nëse nuk do të kisha punën e tanishme. Nuk di ç'do të bëja pa (organizatën) Hillside. Do të ishte shumë e vështirë", thotë ajo.

Banori i Nju Orleansit, Norman Butler është i papunë dhe thotë se ai dhe familja e tij do të ishin të uritur pa këto ndihma në ushqime.

"Nëse nuk do të ishin njerëzit që mundësojnë dhënien e ushqimeve, do të ishim shumë më keq. Pa dyshim, do të vuanim nga uria", thotë zoti Butler.

Zoti Butler thotë se nuk ka fatin të punojë nga shtëpia, si shumë amerikanë gjatë pandemisë.

"Jo të gjithë mund të punojnë nga shtëpia dhe jo të gjithë kanë punë nëpërmjet kompjuterit duke vazhduar të kenë të ardhura. Ka njerëz si unë që janë shoferë limouzinash apo autobuzash", thotë ai.

Ai shprehet mirënjohës ndërsa fut një pako djathë në frigorifer...

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG