Në Maqedoni, Lidhja Social Demokrate dhe Partia Demokratike Shqiptare arritën një marrëveshje për koalicion në zgjedhjet vendore të vitit të ardhëshëm. Ky do të jetë koalicioni i parë midis një partie maqedonase dhe një shqiptare në zgjedhjet e Maqedonisë, dhe drejtuesit e dy partive e kanë cilësuar atë si marrëveshje historike. Dy partitë e opozitës vlerësojnë se gjendja e rëndë ekonomike, mungesa e demokracisë dhe ngecja e integrimeve evropiane kanë bërë që ato të bashkoheshin në një koalicion për ta delegjitimuar politikën e qeverisë së Maqedonisë.
Ky do të jetë koalicioni i parë midis një partie maqedonase dhe një partie shqiptare dhe ajo është cilësuar si marrëveshje historike.