Lidhje

Maqedonia kritika ambasadorit të BE-së


Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov thirri sot ambasadorin e Bashkimit Evropian Aiwo Oraw për t’i përcjellë kritikat lidhur me komentet e tij ku përdor termin “sllavomaqedonas”.

Zyra e presidentit maqedonas nuk ka dhënë hollësi lidhur me takimin, ndërkohë që qeveria e Maqedonisë ka kërkuar që ambasadori i Bashkimit Evropian të kërkojë falje publike.

Autoritetet qeveritare në Shkup thonë se një qasje e këtillë nuk ndihmon për zgjidhjen e problemit të emrit që Maqedonia e ka me Greqinë.

Ambasadori Aiwo Oraw para pak ditësh në një komision të Parlamnetit Evropian e ka përdorur termin “sllavomaqedonas”.

Ndërkohë, Komisioni Evropian në raportin e fundit të progresit për Maqedoninë e ka përdorur vetëm dy herë mbiemrin ‘maqedonas’ për popullin dhe gjuhën e këtij vendi ballkanik.

Problemi që Maqedonia ka me Greqinë fqinje për shkak të emrit të vendit, po ndërlikon dhe çështjen e identitetit maqedonas. Bisedimet e nisura që nga mesi i viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.
XS
SM
MD
LG