Lidhje

Maqedoni: gjashtë deputetëve u hiqet imuniteti


Parlamenti i Maqedonisë votoi heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve opozitarë, të akuzuar nga prokuroria publike për pjesëmarrje në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në parlament. 67 deputetë nga 120 që ka parlamenti i Maqedonisë votuan të premten për heqjen e mandatit të kolegëve të tyre.

Ligjvënësit e opozitës e bojkotuan seancën, duke thënë se ajo ishte e motivuar politikisht.

Me këtë i hapet rruga Gjykatës së Apelit të lëshojë urdhër për paraburgimin e tyre. Deputetët akuzohen për veprën “cënim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë së vendit”.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka ngritur akuza ndaj 36 personave, pas hyrjes me forcë në Parlament të protestuesve, gjatë seancës parlamentare, ku u plagosën më tepër se 100 vetë.

Ndaj të akuzuarve është ngritur aktpadia për "kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë". Në se gjendet fajtorë, të pandehurit mund të dënohen minimumi me 10 vjet burgim.

Nëntëmbëdhtjetë persona, në mesin e tyre edhe ish ministri i brendshëm, janë urdhëruar me burgim prej 30 ditësh, në pritje të zhvillimit të gjyqit ndaj tyre; tre të tjerë po mbahen nën arrest shtëpiak.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG