Lidhje

Macron imigrantëve: nuk ka më kthim në xhungël


Presidenti francez Emmanuel Macron u tha imigrantëve dhe forcave të sigurisë në qytetin-port të Francës, Kale, se do t’i kërkojë homologes të tij britanike, për të ndihmuar në ndërtimin e qytetit, që të parandalohet hyrja e imigrantëve në Britani.

Zoti Macron është në plan të takohet të enjten me Kryeministren e Britanisë Theresa May dhe ai tha se do t’i kërkojë Londrës që të investojë në qytetin-port, ndërsa në rajon ekziston frika për mundësinë e ndikimit të Brexitit tek imigrantët.

"Kale nuk është dera e prapme për në Angli”, tha zoti Macron, duke shtuar se Franca është duke bërë gjithshka për të mos lejuar imigracionin e paligjshëm nga Franca në Britani.

Në vizitën e tij të parë zyrtare në qytetin verior të Kalesë, Presidenti francez Macron, po ashtu u zotua të mos i lejojë imigrantët të kthehen në “xhungël”, duke ju referuar kampeve të refugjatëve me kushte të këqia, ku deri në tetor të vitit 2016 jetonin derin në 8 mijë imigrantë dhe që qeveria franceze i prishi me buldozer.

"Nuk ka më kthim në xhungël”, tha ai.

Qyteza Kale është përmendur për të keq vitet e fundit, si një prej lagjeve të varfëra më të mëdha ku jetojnë imigrantët dhe refugjatët, kryesisht afganë, sudanezë dhe eritreas, të cilën shkojnë atje me shpresën për të shkuar prej andej matanë detit, në Britani, që i ndan vetëm ngushtica e Kalesë.

Që nga viti 1999, kur Kryqi i Kuq Francez hapi dhe administroi objektin Sangatte për pritjen dhe sistemin e imigrantëve, që shumë shpejt u mbipopullua, përreth Kalesë janë ngritur shumë kampe refugjatësh.

Duke filluar që atë vit, imigrantët ngritën strehë të improvizuara në zonat pa ndërtime, të cilat i zgjeruan vazhdimisht, deri në momentin kur ato u mbyllën nga autoritetet franceze.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG