Lidhje

Macron, së shpejti në Rusi për bisedime


French President Emmanuel Macron talks with Russian President Vladimir Putin during a video conference at the Elysee Palace in Paris, France, June 26, 2020.

Presidenti Francez Emmanuel Macron tha të shtunën se ai do të shkojë së shpejti në Rusi për bisedime të tjera me homologun e tij Vladimir Putin.

"Bisedimet për ndërtimin e besimit të filluara me Presidentin Putin në Fort Bregancon vazhdojnë," tha zoti Macron në një koment në Twitter, duke përmendur sigurimin evropian, konfliktet rajonale dhe ndryshimin e klimës si tema kryesore.

"Do të udhëtoj së shpejti në Rusi", shkruante ai.

Presidentët Macron dhe Putin patën të premten një bisedë me videokonferencë.

Zoti Macron ka bërë thirrje që Evropa të rishikojë partneritetin e saj strategjik me Rusinë, duke thënë se politika e viteve të fundit për sfidimin e Moskës ka dështuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG