Lidhje

SHBA, sanksione kundër presidentit venezuelian, Maduro


Administrata Trump shpalli të hënën sanksione financiare kundër presidentit venezuelian Nicolas Maduro pas zgjedhjeve të fundjavës që i dhanë partisë në fuqi kompetenca thuajse të pakufizuara.

Sanksionet, që u njoftuan nga Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, ngrijnë çfarëdo pasurie që Maduro mund të ketë në SHBA dhe ndalojnë shtetasit amerikanë të hyjnë në marrëdhënie biznesi me të.

Ndikimi monetar i sanksioneve nuk është ende i qartë, sepse pasuritë e zotit Maduro në zonat nën juridiksionin e SHBA nuk janë publikuar.

Megjithatë, vendosja e sanksioneve ndaj një kreu shteti është diçka e rrallë dhe mund të shërbejë si një simbolikë e fuqishme, pasi bën që vendet e tjera t’i shmangin një udhëheqësi të tillë.

SHBA vazhdojnë të mbajnë në fuqi sanksione kundër Presidentit sirian Bashar Assad që nga viti 2011.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG