Lidhje

Mbyllet cikli kalendarik i civilizimit Maja


Besimtarë, turistë dhe kuriozë anembanë botës po vëzhgojnë sot përmbylljen e ciklit të kalendarik të fisit Maja, fenomen të cilin disa e shohin si fundin e botës.

Mbrëmë një ceremoni u zhvillua në veri të Guatemalës në një tempull të lashtë të majave duke shënjuar mbylljen e një cikli të quajtur Baktuni i 13-të.

Ndërsa specialistët nuk e marrin në kosideratë këtë parashikim, disa filma dhe libra e kanë interpretuar këtë ngjarje si apokalipsi, ose fundi i botës.

Sot turistë shkuan në qytetin e lashtë grek të Shirinçes në Tuqinë perëndimore me pretendimin se ky vend mund t’i shpëtojë apokalipsit.

Në Taivan, një numërim mbrapsht i kohës u mbajt pranë një imitacioni të një piramide të fisit Maja.

Ceremoni të tilla u zhvilluan edhe në vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore.
Por për disa mbështetës të rrymës spiritualiste përfundimi i kalendarit Maja sot do të thotë hapjen e një preiudhe të re të njerëzimit, e cila do të sjellë më shumë paqe e dashuri në botë.
XS
SM
MD
LG