Lidhje

Mali i Zi miraton protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO


Parlamenti malazez miratoi të premten projekt-ligjin për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut mbi pranimin e Maqedonisë së Veriut. 44 deputetët e pranishëm votuan për këtë projektligj. Atë e mbështeten deputetët e Partisë Demokratike Socialiste, Partia Social Demokrate dhe partitë e pakicave në Malin e Zi.

Ministri i Jashtëm Srgjan Darmanoviç tha në parlament se deputetët morën një vendim historik, pasi Mali i Zi për herë të parë miraton pranimin e një vendi tjetër në NATO. Ai gjithashtu deklaroi se pranimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është një lajm i mirë për të gjithë rajonin dhe mënyra e vetme për të arritur progresin në Ballkanin perëndimor.

"Mbështetja për Maqedonisë është e lartë në axhendën e Malit të Zi. Si vend anëtar i NATO-s, Mali i Zi është një nxitës aktiv i zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s", tha Darmanoviç.

Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO u vlerësua si tejet e rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë e këtij vendi, por edhe për sigurinë e rajonit.

Ndërkaq, deputetët pro-serbë të Frontit Demokratik nuk e mbështetën protokollin mbi pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Kjo parti e quajti terrorist Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili ishte i pranishëm në seancën e sotme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG