Lidhje

Malajzi: Aeroplani ka rënë në Oqeanin Indian


Malajzia njoftoi se analizat e fundit të të dhënave satelitore, lënë të kuptosh se aeroplani i zhdukur ka rënë në oqeanin Indian.

Kryeministri i Malajzisë Najib Razak tha sot se pas analizave më të hollësishme të korridorit ajror ku ka fluturuar aeroplani, bazuar në të dhënat satelitore të një kompanie britanike, arrihet në përfundimin se aeroplani i shoqërisë ajrore të Malajzisë, me numër fluturimi 370, ka rënë në një zonë të thellë të oqeanit Indian, në perëdim të Perth-it të Australisë.

Kryeministri tha se familjarët e të 239 udhtarëve në bordin e aeroplanit, që po shkonte nga Kuala Lumpuri në Pekin, janë njoftuar për fatin e avionit Boing 777.

Njoftimi i tij u dha në një kohë që anijet e flotës luftarake australiane u përpoqën të gjejnë disa objekte që janë parë nga ajri dhe që dyshohet se i përkasin aeroplanit të zhdukur në oqeanin Indian, në jug-perëndim të Australisë.

Më herë gjatë ditës së sotme, Kina kishte njoftuar se aeroplanët e saj të kërkimit kishin dalluar dy objekte relativisht të mëdha dhe disa të tjera më të vogla mbi ujë, të shpërndara në një distancë prej disa kilometrash nga njera tjetra.
XS
SM
MD
LG