Lidhje

Në Mali zhvillohen luftime


Forcat e Malit të mbështetura nga trupat franceze po luftojnë me militantët islamikë në një qytet të rëndësishëm

Forcat e Malit të mbështetura nga trupat franceze po luftojnë me militantët islamikë në një qytet të rëndësishëm i cili është në rrugën drejt Gaos, një bazë e fortë e militantëve në veri të vendit.
Banorë dhe zyrtarë të sigurisë thanë se forcat franceze dhe ato të Malit zhvilluan sot luftime në qytetin e Homborit, një qytet rreth 250 kilometra larg qytetit të Gaos.

Në një tjetër zhvillim të ditës, agjencia franceze e lajmeve tha se luftëtarët islamikë hodhën në erë një urë strategjike pranë kufirit me Nigerin. Kjo urë ishte në rrugën për në qytetin e Gaos.
Kundërsulmi ndërkombëtar i drejtuar nga Franca kundër militantëve islamikë që morën kontrollin e pjesës më të madhe të veriut të Malit vitin e kaluar, ka hyrë në javën e tretë.

Trupat franceze do të zëvendësohen gradualisht nga ushtarët e Afrikës perëndimore që janë nisur për në Mali. Rrebelët vendosën një interpretim strikt të ligjit islamik në rajon. Gjithashtu, prania e tyre ka shtuar frikën se veriu i Malit mund të kthehet në një bazë të sigurt për terroristët.
XS
SM
MD
LG